Sq:Gramps 5.1 Wiki Manual - Entering and Editing Data: Detailed

From Gramps
Revision as of 06:50, 3 September 2023 by Sam888 (talk | contribs) (Protected "Sq:Gramps 5.1 Wiki Manual - Entering and Editing Data: Detailed": Manual rolled over for Gramps 5.2 - protecting old version from further edits ([Edit=Allow only administrators] (indefinite) [Move=Allow only administrators] (indefinite)))
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to: navigation, search
Paraprak Indeks Tjetri

Seksioni i mëparshëm ju ka ofruar një përmbledhje të shkurtër të asaj se si të futen dhe të redaktohen të dhëna në Gramps. Ky seksion vazhdon atë shqyrtim me më shumë detale.

Hyrje

Siç kemi parë më parë, Gramps ju ofron një seri Pamjesh. Secila prej këtyre Pamjeve ju jep mundësinë të futni dhe të redaktoni informacione. Në të vërtetë, shpesh mund të arrini te i njejti informacion nga Pamje të ndryshme.

Në Gramps, informacioni futet dhe redaktohet përmes asaj që ne e quajmë dialog. Përderisa e përdorim atë term shpesh, duhet të përcaktojmë se çka dojmë të themi me atë:

Një dialog është një dritare kërcyese që siguron një apo më shumë forma për të futur apo për të redaktuar të dhëna që përshtaten me një kategori të veçantë. Shembujt në Gramps mes të tjerave, përfshijnë dialogun Redakto personin dhe dialogun Redaktues i familjes .

Një dialog shpesh përfshin një seri të "skeda të bllokut të shënimeve" që grupojnë informacionet në nënkategori. Për shembull, dialogu Redakto personin mes të tjerave, ka skeda të bllokut të shënimeve për nënkategori si ngjarje, atribute, adresa dhe shënime.

Gramps-notes.png
Butonat Shto, Largo, dhe Redakto

Në shumicën e rasteve, Gramps përdor një + që t'i përgjigjet Shto+ , një - i përgjigjet Largo , dhe një ikonë me një laps në një fletë letre për të shënuar Redakto . Do të vazhdojmë t'i referohemi kësaj të fundit si butoni Rdakto+ , përderisa përdorim + dhe - për të shënuar dy butonat e mëpashëm.

Redaktimi i informacioneve për njerëzit

Fig.3.x. Redakto personin

Informacionet për njerëzit futen dhe redaktohen përmes dialogut Redakto personin. Ky dialog mund të thirret nga Pamje të ndryshme sipas mënyrave në vijim:

  • Nga Pamja e njerëzve: Kliko dy herë emrin e personit të dhënat e të cilit do të donit t'i redaktoni.

Përzgjedh emrin me një klikim të vetëm dhe pastaj kliko butonin Redakto në shiritin e veglave.

Përzgjedh emrin dhe pastaj shtyp Hyrje .

Përzgjedh Redakto... nga menyja Redakto nga Gramps.

Përzgjedh Redakto nga menyja e kontekstit e cila shfaqet duke klikuar me të djathtë mbi emrin.

  • Nga Pamja e marrëdhënieve: Për të redaktuar të dhënat e personit aktiv, kliko mbi butonin

Redakto pranë emrit të personit aktiv.

  • Nga Pamja e prejardhjes: Kliko dy herë në kutinë që ka emrin e personit të dhënat e të cilit doni t'i redaktoni.

Në secilin nga rastet e mësipërme, do të shfaqet dialogu Redakto personin:


Pjesa e sipërme e dritares shfaq informacione themelore për personin, të dhënat e të cilit janë redaktuar.

Më poshtë ka disa "skeda të bllokut të shënimeve" që përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve të mundshme. Kliko ndonjë skedë për të parë dhe redaktuar përmbajtjet e tyre.

Duke klikuar butonin OK në fund do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedët dhe do të mbyll dritaren e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo do të mbyllet dritarja pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Nëse ndonjë e dhënë në ndonjë skedë është modifikuar, do të paraqitet një dritare sinjalizuese, duke ju nxitur të zgjedhni nga opsionet në vijim: mbyll dialogun pa ruajtur ndryshimet, anulo kërkesën fillestare, ose ruaj ndryshimet.

Gramps-notes.png
Shënim

Duke klikuar OK përnjëherë do të ruhen ndryshimet në bazën e të dhënave. Nuk ka nevojë të përdoret operacioni Ruaj, përderisa të gjitha ndryshimet janë të përnjëhershme.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse emërtimi i një skede është në llojin me shkronja të zeza, kjo do të thotë që ajo përmban të dhëna. Nëse nuk është, nuk ka të dhëna.


Informacioni i përgjithshëm është në krye të dritares. Ky përfshin emrin primar dhe informacione të përgjithshme.:

  • Emri primar: përfshin Emrin , Mbiemrin , Parashtesat e mbiemrit (si "de" ose "van"), Prapashtesa (sh. Jr. apo III), Titulli (sh. Dr. apo Rev.), Emri thirrës (sh. Robert për Antonuis Robert, më shumë informacione keni këtu [1]), Lloji i emrit (emri nga lindja, emri nga martesa, etj.). Disa nga këto Mbiemra dhe fusha të Llojeve sigurojnë tiparin "vetëpërmbushje": sapo të shtypni në këto fusha, shfaqet një meny poshtë fushës e cila përmban të dhëna nga baza e të dhënave që përputhen me hyrjen tuaj të pjesshme. Kjo ju jep një lidhëse duke ju lejuar që më mirë të përzgjedhni një hyrje që tashmë ekziston në bazën e të dhënave se të shtypni atë të. Mund të përzgjedhni hyrjen duke përdorur miun ose shigjetën dhe tastet Hyrje .

Redakto (që është, ikona "laps dhe letër") pranë fushës së të hyrave Parashtesë thërret dialogun Redaktoes i emrit. Ky dialog mundëson redaktimin e merit të preferuar në detale të plota (shih adv-an ).

  • Të përgjithshme: Menyja 'Gjinia ofron zgjedhjen e gjinisë së personit : mashkullore , femërore , dhe e panjohur .

Fusha ID afishon numrin e ID të Gramps i cili identifikon përdoruesin në bazën e të dhënave. Kjo vlerë ju ndihmon të bëni dallimin mes njerëzve me emra të njejtë. Mund të futni çfardo vlere të vetme që dëshironi. Nëse nuk siguroni një vlerë, Gramps automatikisht do të përzgjedhë një vlerë për ju.

Shënuesi ju mundëson të caktoni disa informacione themelore në statusin e hulumtimit tuaj.

Butoni Fshehtësi ju lejon të shënoni nëse regjistrimi i personit konsiderohet si privat apo jo.

  • Imazh: Zona Imazh shfaq imazhin e parë që ëshët në disponim në 'Galerinë e këtij personi (nëse ekziston ndonjë).


Skeda pasqyron kategoritë në vijim të të dhënave personale:

  • Ngjarje: Skeda Ngjarje ju lejon të shikoni dhe të redaktoni çdo ngjarje lidhur me personin. Pjesa e poshtme e dritares vë në listë të gjitha ngjarjet e tilla të grumbulluara në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme shfaq detalet e ngjarjes së përzgjedhur aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju mundësojnë të shtoni, modifikoni dhe largoni një regjistrim të ngjarjes nga baza e të dhënave. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të përdorueshëm vetëm kur një ngjarje përzgjedhet nga lista.
  • Emra:
Fig.3.x. Emra

Skeda Emra ju lejon të shikoni dhe të redaktoni ndonjë emër alternativ që mund të ketë personi.

Pjesa e poshtme e dritares vë në listë të gjitha emrat alternativ për personin të grumbulluar në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme shfaq detale të emrave të përzgjedhur aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - mundësojnë redaktimin, modifikimin dhe largimin e një emri alternativ nga baza e të dhënave. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të përdorshme vetëm kur një emër alternativ përzgjedhet nga lista.

Kur shtoni një emër të ri apo redaktoni emrin që ekziston, thirret dialogu Redaktues i emrit . Ky dialog Emra përshkruhet në seksionin seksionin më poshtë

  • Atribute:
Fig.3.x. Atribute

Skeda Atribute ju lejon të shikoni dhe të caktoni atribute për personin. Keni liri të plotë të përcaktoni dhe të përdorni atribute. Për shembull, atribute mund të caktohen për të përshkruar karakteristikat fizike të personit dhe tiparet e personalitetit.

Vini re, çdo atribut i vënë në listë në dialogun Atribut përbëhet nga dy pjesë : Vetë atributi dhe një Vlerë e shoqëruar me atë atribut. Ky çiftim i ashtuquajtur "Vlera e parametrave" mund t'ju ndohmojë të organizoni dhe sistemoni hulumtimin tuaj. Për shembull, nëse përcaktoni "Ngjyrën e flokëve" si atribut për një person, "ngjyra e flokëve" do të bëhet e atribut që mund të përzgjedhet për të gjithë njerëzit e tjerë. Vlera e ngjyrës së flokëve për personin A mund të jetë e kuqe, dhe e kaftë për personin B. Në mënyrë të njejtë mund të definoni një atribut si "Zemërgjerësia" dhe të përdorni Vlerën e "I madh" për të përshkruar një person zemërgjërë në mënyrë të posaçme.

Pjesa e poshtme e dritares së dialogut afishon listën e të gjitha atributeve të grumbulluara në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme shfaq detalet e atributit të përzgjedhur aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një regjistrim atributi nga baza e të dhënave. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të përdorshme vetëm kur një atribut përzgjedhet nga lista.


  • Adresa:
Fig. 3.x. Adresa

Skeda Adresa ju lejon të shikoni dhe të regjistroni adresat e ndryshme të personit.

Pjesa e poshtme e dritares vë në listë të gjitha adresat e grumbulluara në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme shfaq detalet e adresës së përzgjedhur aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju mundësojnë të shtoni, modifikoni dhe të largoni në mënyrë të përputhshme një regjistrim adrese nga baza e të dhënave. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të përdorshme vetëm kur një adresë përzgjedhet nga lista.

Disa raporte ju mundësojnë të kufizoni të dhëna për njerëzit që jetojnë. Në veçanti, ai opsion do t'i heqë adresat e tyre.



  • Shënime:
Fig.3.x Shënime

Skeda Shënime siguron një vend për të regjistruar artikuj të ndryshëm rreth personit i cili nuk përshtatet me saktësi në kategori tjera.

Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar një shënim që ekziston thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn tekstit.

Opsoini Format ju lejon të vendosni mënyrën se si do të shfaqet shënimi në raporte dhe ueb faqe.

Nëse përzgjedhni "E rrjedhshme," teksti i dalë do të ketë hapsira të veçanta të vendosura në vend të të gjitha hapsirave të shumëfishta, skedarëve, dhe karaktereve me vija përfundimtare të vetme. Një vijë e zbrazët e futur në mes të dy blloqeve të tekstit do të tregojë një paragraf të ri; vija të futura shtesë do të injorohen.

Nëse përzgjedhni opsionin e Paraformatuar, teksti në raporte dhe në ueb faqe do të shfaqet saktësisht ashtu si e fitni atë në dialogun Shënime .

  • Burime
Burime

Skeda Burime ju mundëson të shikoni dhe të dokumetoni burimet për informacionet që i merrni.

Këto mund të jenë burime të përgjithshme që nuk përshkruajnë një ngjarje të veçantë, por përsëri japin informacione për personin.

Për shembull, nëse kujtimet e hallës Marta i referohen stërnipit të saj Paul, hulumtuesi mund të supozojë se ky Paul ekziston në të vërtetë dhe përmend kujtimet e hallës Marta si burim që arsyeton supozimin.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Burimet që dokumentojnë ngjarje të veçanta më mirë regjistrohen si burime të ngjarjes (nën skedën Ngjarje ) se si një burim i personit. Skeda e Burimeve të personit më mirë përdoret për ndonjë burim që nuk është i lidhur në mënyrë të veçantë me ndonjë të dhënë tjetër.


Pjesa qendrore afishon listën e të gjitha referencave të burimit të grumbulluara në bazën e të dhënave në lidhje me personin. Butonat + , Redakto , dhe - ju mundësojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni në mënyrë të përputhshme një referencë burimi në këtë person. Vini re, butonat Redakto , dhe - Bëhen të përdorshëm vetëm kur një referencë burimi përzgjedhet nga lista.

  • Galeria:
Fig xx Galera

Skeda Galeri ju lejon të shikoni dhe të ruani në kujtesë fotografi, video dhe media objekte tjera që lidhen me personin. Pjesa qendrore e drotares vë në listë të gjitha media objektet e tilla. Çdo pbjekt në formën e imazhit të vlefshëm do të rezultojë në afishimin e një pamjeje të vogël të imazhit. Për objekte tjera si audio skedarë, skedarë filmash, etj. më mirë do të afishohet një ikonë e tipit përkatës të skedarit.

{{man tip|1=Këshillë|2=Imazhi i parë që është në dispozicion në galeri gjithashtu do të afishohet në zonën e 'Imazhit në skedën e Përgjithshme.

Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni një imazh të ri në bazën e të dhënave, të lidheni me një imazh që tashmë është ruajtur në bazën e të dhënave, modifikoni një imazh, dhe të largoni një media objekt të dhënë nga galeria e personit. Vini re, butonat Redakto , dhe - bëhent të përdorshme vetëm kur një media objekt përzgjedhet nga lista.


Gramps-notes.png
Shënim

Largimi i një media objekti nga galeria e personit nuk e largon atë nga baza e të dhënave. Largon vetëm referencën në atë objekt nga regjistrimi i këtij personi.


  • Interneti:
Interneti

Skeda Internet afishon Internet adresa lidhur me personin. Pjesa e poshtme vë në listë të gjitha Internet adresat e tilla dhe përshkrimet që i shoqërojnë. Pjesa e sipërme shfaq detalet e adresave të përzgjedhura aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni Internet adresa. Butoni "Shko" (i paraqitur nga një ikonë me shigjetë të gjelbërt dhe rreth të verdhë) hap shfletuesin e ueb-it dhe ju çon drejt në faqen e nënvizuar. Vini re, butonat Redakto , dhe - bëhen të përdorshme vetëm kur një adresë përzgjedhet nga lista.


  • Shoqërimet
Shoqërime

Skeda Shoqërime ju lejon të shikoni dhe të redaktoni informacione rreth shoqërimeve mes njerëzve në bazën e të dhënave.

Shoqërimet mund të përfshijnë nun, shokë familjar apo tipe tjera të shoqërimeve të cilat do të dëshironit t'i regjistroni.


  • LDS
Fig.3.x LDS

Skeda LDS (Të shenjtët e kohëve të fundit) ju lejon të shikoni dhe të redaktoni informacione për LDS dekretet e personit.

Këto janë LDS Pagëzimi, Ndihma, dhe dekretet të ngjitur për prindërit, siç janë të emërtuar brenda skedës.

Secili dekret përshkruhet sipas datës, LDS faltores, dhe vendi ku ka ndoshur.

Një meny kërcyese shtesë, "Prondërit," është në dispozicion për dekretet të ngjitur për prindërit. Më tej çdo dekret mund të përshkruhet përmes përzgjedhjeve që janë të mundshme në menynë kërcyese të Statusit. Gjithashtu mund të përfshijë shënime dhe referenca në burime përmes butonave përkatës Burime... dhe Shënime.

Redaktimi i datave

Ky seksion përshkruan se si të futni dhe të modifikoni data. Përderisa datat janë shumë të rëndësishme në hulumtimin gjenealogjik, Gramps kujdeset në mënyrë të veçantë të ruajë dhe të përdorë ndonjë informacion të datës i cili është i mundshëm.

Informacioni mund të futet në fushën e datës duke shtypur menjëherë atë apo duke thirrur dialogun Përzgjedhje e datës. Të dyja metodat do të shqyrtohen më poshtë, por së pari ne do të mbulojmë disa tipare të rëndësishme të datave ashtu si përdoren në Gramps. Llojet e datave

Datat në Gramps klasifikohen sipas llojeve në vijim:

  • Të zakonshme: Një datë "e zakonshme" është ajo e cila përfshin një ditë të veçantë, datë apo muaj. Mund të jetë e plotë (sh., 6 Qershor, 1990) apo e pjesshme (sh., Korrik 1977).
  • Përpara: Një datë "përpara" është ajo që mund të identifikohet vetëm kur ndodh para një dite, një muaji apo një viti të caktuar.
  • Pas: Një datë "pas" është ajo e cila ndodh pas një dite, një muaji apo një viti të caktuar.
  • Diapazon: Një "diapozon" përshkruan një periudhë kohore gjatë së cilës ndosh ngjarja. Për shembull, "mes Janarit 1932 dhe Marsit 1932."
  • Interval kohorë: Një "interval kohorë" përshkruan një periudhë kohore gjatë së cilës ekzistonte një kusht. Për shembull, "nga 12 Maji, 2000 deri më 2 Shkurt, 2002."Formatet e datave dhe analizimi i rregullave

Gramps njeh data të futura në një shumëllojshmëri formatesh. Formati numerik i parazgjedhur është ai i cili është tradicional për mjedisin në të cilin është duke vepruar Gramps; kjo do të thotë, DD.MM.VVVV për shumicën e vendeve Evropiane, MM/DD/VVVV për SH.B., e kështu me rradhë.

Përveç datave të sakta, Gramps njeh shumë data që nuk janë të zakonshme: përpara, pas, rreth, diapazone dhe intervale kohore. Ai gjithashtu kupton edhe cilësinë : e vlerësuar ose e llogaritur. Përfundimisht, mbështet datat e pjesshme dhe shumë kalendarë. Më poshtë është një listë e rregullave për hyrjen e datave për të lejuar analizimin e saktë të datave.

Gramps-notes.png
Rregulla për analzimin e datave

Lista i takon vetëm versionit të Gramps në gjuhën Angleze. Nëse jeni duke përdorur versionin e kufizuar të Gramps, versioni juaj mundet ose nuk mundet të sigurojë një analizues të kufizuar të datave. Gjatë këtij shkrimi, analizues të kufizuar ekzistojnë për gjuhët Frenge, Gjermane, Ruse, Finlandishte, Holandeze dhe Spanjolishte. Nëse analizuesi i kufizuar është i mundshëm për versionin tuaj, në të vërtetë, ka mundësi që të ketë rregulla tjera. Nëse akoma nuk ka udhëzues në gjuhën tuaj, mund të provoni të ndiqni instinktin tuaj dhe të shkoni me mënyrat e zakonshme të shënimit të datave në gjuhën tuaj. Nëse të gjitha të tjerat dështojnë, përdor dialogun Përzgjedhja e datave që është përshkruar më poshtë.

Datat e vetme të zakonshme mund të futen ashtu si t'i shkruani ju. Shembuj: 24 Maj, 1961 apo 1 Janar, 2004.

Datat që nuk janë të zakonshme duhet të fillojnë me cilësinë: e vlerësuar apo e llogaritur , nëse mund të zbatohet. Shembull: vler. 1961, apo llog. 2005. (Vini re, një cilësi nuk është patjetër të caktohet për data të zakonshme.)

Pas cilësisë duhet të paraqitet lloji. Nëse lloji është përpara , pas , apo afërsisht , mund të caktoni llojin duke shkruar "përpara", "pas" apo "afërsisht". Nëse lloji është një diapazon, shkruaj formën "mes DATËS dhe DATËS", dhe nëse lloji është interval kohorë, shkruaj "nga DATA deri DATA"., ku DATA është një datë e vetme.

Shembuj: vlerë nga 2001 deri 2003, përpara Qershorit 1975, vler afërsisht 2000, llog mes Majit 1900 dhe 1 Janarit, 1990.

Datat e pjesshme futen thjesht duke hequr informata të panjohura. Shembuj: Maj 1961 dhe 2004.Kalendar alternativ janë kalendarët ndryshe nga kalendari Gregorian. Aktualish, Gramps mbështet kalendarin e Hebrejve, të Republikës Françeze, Julian, Islamik, dhe kalendarin alternativ Persian. Për ta caktuar kalendarin ndryshe nga ai i përzgjedhuri Gregorian, shto emrin e kalendarit në vargun ku është data, sh. "9 Janar, 1905 (julian)". Tregues të vlefshmërisë së datës

Gramps përdor rrathë me ngjyra për ta treguar vlefshmërinë e datës së futur.

Fig.3.xx.Dialogu për përzgjedhjen e datave
Tango-Dialog-information.png
Vëndos data në LED butonat

Rrathët me ngjyra gjithashtu referohen si butona LED. Duke klikuar në një buton LED do të thirrë dialogun përzgjedhje e datave që është përshkruar më poshtë në detale, shiko adv-datë-gui


Një rreth i gjelbërt do të thotë që data është e vlefshme dhe një datë e zakonshme e plotë (sh. 24 Maj, 1961). Në terme të thjeshta, e gjelbërta do të thotë se data përputhet më një datë të veçantë.

Rrethi i verdhë do të thotë që data është e vlefshme por nuk është datë e zakonshme. Kjo mund të jetë datë e një tipi të ndryshëm: një datë përpara (përpara 25 Maj, 1962), një datë pas( pas Mait, 1960), një datë afërsisht (afërsisht 23 Maj, 1961), një diapazon (mes 1 Majit, 1961 dhe 31 Majit, 1961), apo një interval kohorë (nga 1 Maji, 1961 deri 31 Maj, 1961). Gjithashtu mund të jetë një datë e vetme e plotë, por me cilësi të Vlerësuar dhe të LLogaritur. Përfundimisht, mund të jetë një datë e pjesshme, që dmth. një cilësi e zakonshme ku datave të vetme ju mungojnë disa pjesëza, sh. Maj 1961 apo 1961.

Përderisa datat e pjesshme nuk përcaktojnë ditën në mënyrë unike, ato mundësojnë së paku disa lloje të krahasimeve mes datave.

Rrethi i kuq do të thotë që data nuk njihet si datë e vlefshme (sh. "Java e Kërshëndellave të 61", apo "atë verë që bëra operimin"). Në një rast të tillë data do të ruhet në kujtësë si një varg teksti kështu që nuk mund të krahasohet me data tjera. Siç mund të shihni, është më mirë që ti'i shmangeni hyrje të tilla të datave. Më mirë do të ishte, për shembull, të futni një datë të "Dhjetor 1961" dhe pastaj të shtoni shënimin "Java e Kërshëndellave e '61." Ndërfaqja grafike e përdoruesit për futjen e datave.

Përderisa rregullat e analizës së mësipërme siguronjnë një udhëzim për ju që të shtypni datat më të zakonshme, gjithashtu mund të përdorni dialogun Përzgjedhja e datave . Dialogu është posaçërisht i dobishëm për të krijuar një datë komplekse apo thjesht për t'u siguruar që informacioni juaj është futur në atë mënyrë që Gramps do ta kuptojë. Dialogu Përzgjedhja e datave mund të thirret duke klikuar butonin e rrethit me ngjyrë pranë fushës së të hyrave të datave.

Menyja Kalendar ju lejon të zgjedhni një kalendar ndryshe nga ai Gregorian i përzgjedhur. Menyja Cilësi ju jep mundësinë e të Zakonshmes, të Vlerësuar, apo të LLogaritur. Menyja Lloji ju mundëson të vendosni llojin e saktë të datës: Të zakonshëm, Përpara, Pas, Afërsisht, Diapazon, Interval kohorë, apo vetëm Tekst. Mund të vendosni Datën duke vendosur datën, muajin dhe vitin. Në ngjarjen ku lloji i datës suaj është Diapazon apo Interval kohorë, do të aktivizohet Data e dytë . Përfundimisht, fusha ku hyn teksti Vërejtje për tekstit mundëson ruajtjen e një vargu arbitrar të tekstit së bashku me datën.

Gramps-notes.png
Vërejtje e rëndësishme për datën

Nëse keni për të bërë një vërejtje të rëndësishme për një datë, më mirë mos verponi ashtu në një Shënim që i përgjigjet një ngjarjeje se sa në fushën për vërejtje për tekstin të dialogut Përzgjedhje e datave . Ju këshillojmë këtë për këtë arësye: Nëse futni një datë duke shtypur atë drejt në fushën e datës (që do të thotë, jo përmes dialogute Përzgjedhës i datave ), hyrja jauj do të kopjohet dhe do të ruhet si vargu i vërejtjes për tekstin kur Gramps analizon tekstin e futur. Në këtë mënyrë, çdo koment që mund të jetë atje para analizimit, do të mbishkruhet.

Redaktimi i informacioneve rreth marrëdhënieve

Informacionet rreth marrëdhënieve futen dhe redaktohen përmes dialogut Redaktues i familjes. Ky dialog mund të thirret në disa mënyra:

Nga pamja e marrëdhënieve: kliko mbi një buton redakto në familjen që doni ta redaktoni.

Nga pamja e listës familjare: përzgjedh familjen në listë dhe pastaj kliko butonin Redakto në shiritin e veglave, apo kliko dy herë mbi familjen.

Nga pamja e prejardhjes: drejto miun mbi vijën e zezë duke lidhur bahskëshortët, kliko me të djathtën dhe përzgjedh Redakto nga menyja e kontekstit, apo kliko dy herë mbi vijën e zezë.

Çdonjëra nga këto metoda do t'ju nxisë me dialogun në vijim Redaktues i familjes :

Redaktues i familjes

Pjesa e sipërme e dritares shfaq emrat e njerëzve marrëdhënia e të cilëve redaktohet, si dhe informacionet e lindjes dhe vdekjes. Pjesa kryesore e dritares afishon tri fusha të Informacionit të marrëdhënies dhe shtatë skedat e bllokut të shënimeve që paraqesin kategori të ndryshme të informacioneve për marrëdhëniet. Kliko ndonjë skedë për të shikuar dhe redaktuar informacionin që përmban. Pjesa e poshtme ka butonat OK dhe Anulo. Duke klikuar butonin OK në çdo kohë do të aplikohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllet dritarje e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo në çdo kohë do të mbyllet dritarja pa zbatuar ndryshime. Nëse ndonjë e dhënë në cilëndo skedë modifikohet, do të paraqitet një dritare sinjalizuese e cila do t'ju nxisë të zgjedhni që të mbyllni dialogun pa ruajtur ndryshimet, për të anuluar kërkesën fillestare për anulim, apo ruajtjen e ndryshimeve.

Gramps-notes.png
Shënim

Duke klikuar OK menjëherë do të ruhen ndryshimet në bazën e të dhënave. Ky version i Gramps nuk ka një funksion të veçantë për ruajtje, të gjitha ndryshimet janë të përnjëhershme.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse një emërtim i një skede është në llojin me shkronja të zeza, do të thotë që përmban të dhëna. Nëse jo, nuk ka të dhëna.


Fushat e seksionit Informacione mbi marrëdhënien kanë përshkrimin bazë të marrëdhënies. Fusha Gramps ID afishon numrin ID i cili emërton këtë marrëdhënie në bazën e të dhënave. Llojet e mundshme (si i Martuar, i Pamartuar, etj.) mund të zgjedhen nga menyja lësho Llojin e marrëdhënies. Shënuesi ju mundëson të caktoni disa informacione themelore në statusin e hulumtimit tuaj.

Skedat sigurojnë kategortië në vijim të informacioneve të të dhënave për marrëdhëniet:

  • Fëmijë

Skeda Fëmijë ju lejon të shikoni dhe të redaktoni listën e fëmijëve në këtë marrëdhënie. Butoni + ju mundëson të futni një person të ri në bazën e të dhënave dhe të shtoni atë person si një fëmijë në këtë marrëdhënie. Butoni Përzgjedh ju lejon të përzgjedhni një person që ekziston, për të qenë fëmijë në marrëdhënien. Butoni Redakto mundëson redaktimin e lidhjeve mes fëmijës së përzgjedhur dhe prindërve. Përfundimisht, - ju lejon të largoni fëmijën e përzgjedhur nga marrëdhënia. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një fëmijë përzgjedhet nga lista.

Gramps-notes.png
shënim

Largimi i një fëmije nga lista, nuk heq atë fëmijë nga baza e të dhënave. Thjesht largon fëmijën nga kjo marrëdhënie.


  • Ngjarje

Skeda Ngjarje ju lejon të shikoni dhe të redaktoni listën e ngjarjeve lidhur me marrëdhënien. Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni apo të largoni një regjistrim të një ngjarjeje nga baza e të dhënave. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një ngjarje përzgjedhet nga lista.

Gramps-notes.png
shënim

Largimi i një ngjarjeje nga lista, nuk heq atë ngjarje nga baza e të dhënave. Thejsht largon referencën e ngjarjes nga kjo marrëdhënie.


  • Burime

Skeda Burime ju lejon të shikoni dhe të redaktoni një listë të referencave në burimet që sigurojnë dëshmi për marrëdhënien. Këto mund të jenë dokumente lidhur me marrëdhënien, por të cilat nuk e kanë patjetër ta dokumentojnë atë zyrtarisht. Për shembull, nëse kujtimet e hallë Marias përmendin që stërnipi i saj Paul ishte martuar, hulumtuesit mund ta marrin këtë si dëshmi të marrëdhënies që ekziston mes Paul-it dhe gruas së tij dhe citojnë kujtimet si burim për këtë supizim.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë


Butonat + , Redakto , dhe - ju mundësojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një referencë burimi në këtë marrëdhënie. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një referencë burimi përzgjedhet nga lista.Shënim:Largimi i një të hyre nga lista, nuk heq atë burim nga baza e të dhënave. Thjesht largon referencën e burimit nga kjo marrëdhënie.


  • Atribute

Skeda Atribute ju lejon të shikoni dhe të redaktoni informacione të veçanta rreth marrëdhënies e cila mund të paraqitet si atribut. Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni apo të largoni një atribut. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetë, kur një atribut përzgjdhet nga lista.

  • Shënime

Skeda Shënime ju lejon të shikoni dhe të redaktoni shënime të lidhura me shënimet. Këto mund të jenë çfarëdo komente të cilat normalisht nuk përshtaten në çiftet e mundshme për atributete "parametër-Vlerë". Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënime që ekzistojnë, thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.

Opsioni Format ju lejon të vendosni mënyrën se si do të paraqitet shënimi në raporte dhe ueb faqe. Nëse përzgjedhni E rrjedhshme, teksti i dalë do të ketë hapsira të vetme të vëna në vend të të gjitha hapsirave të shumëfishta, skeda dhe karaktere me vija të vetme. Një vijë e zbrazët e ndërfutur mes dy blloqeve të tekstit do të tregojë një paragraf të ri; nuk do të pranohen vija të ndërfutura shtesë.

Nëse përzgjedhni opsionin e Paraformatuar, teksti në raporte dhe ueb faqe do të paraqitet ashtu siç e keni futur në dialogun Shënime.

  • Galeria

Skeda Galeri ju lejon të ruani në kujtesë dhe të afishoni fotogrfafi dhe media objekte tjera të shoqëruara me marrëdhënien. Pjesa qendrore e dritares vë në listë të gjitha objektet e tilla dhe ju jep një paraafishim të vogël të skedarëve të imazhit. Objekte tjera si audio skedarë, skedarë të filmave, etj., paraqiten nga një ikonë e përgjithshme e Gramps. Butonat + , Përzgjedh , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni një imazh të ri, të shtoni një referencë në një imazh që ekziston, të modifikoni një imazh që ekziston dhe të largoni një lidhje të media objekteve në marrëdhënien. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm nëse një media objekt përzgjedhet nga lista.

  • LDS

Skeda LDS (Të shenjtat e kohëve të fundit) afishon informacione rreth dekretit "i panjohur për bahskëshortin". Të dhënat mund të përfshijnë data, faltore LDS, dhe vend. Gjendja e dekretit mund të përshkruhet përmes përzgjedhjeve të mundshme në menynë kërcyese Gjendja dhe gjithashtu mund t'i referohet butonave përkatës Burime... dhe Shënime.

Për të redaktuar të dhëna të burimeve, kyçu në Pamjen e burimeve dhe përzgjedh hyrjen e duhur në listën e burimeve. Kliko dy herë në atë hyrje apo kliko ikonën Redakto në shiritin e veglave për të thirrur dialogun në vijim:

Redaktues i burimeve

Pjesa kryesore e dritares afishon katër skeda të bllokut të shënimeve që përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve. Kliko një skedë për të shikuar apo për të redaktuar përmbajtjen e saj. Pjesa e poshtme e dritares ka butonat OK dhe Anulo. Duke klikuar OK do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllë dritaren e dialigut. Duke klikuar butonin Anulo do të mbyllet dritarja pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Gramps-notes.png
Shënim

Duke klikuar OK menjëherë do të ruajë ndryshimet në bazën e të dhënave (shkruaj në disk). Të gjitha ndryshimet janë të përnjëhershme.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse emërtimi i një skede është në llojin me shkronja të zeza, do të thotë që përmban të dhëna. Nëse nuk është, nuk ka të dhëna.


Informacionet e përgjithshme në krye të dritares, ju lejojnë të përcaktoni informacione themelore për burimin: Titullin e tij, Autorin , Shkurtesën , dhe Informacione mbi publikimin . Mund të shtypni këtë informacion drejt në fushat më të afërta.

Skedat sigurojnë kategoritë vijuese të informacioneve të të dhënave të burimeve:

  • Shënim

Skeda Shënim siguron një vend për të regjistruar informacione të ndryshme rreth burimin i cili nuk përshtatet me saktësi në në kategori tjera. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar një shënim që ekziston, thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.

  • Galeria

Skeda Galeri ju lejon të ruani në kujtesë dhe të afishoni fotogrfafi dhe media objekte tjera të shoqëruara me një burim të dhënë (për shembull, një fotografi nga certifikata të lindjes). Pjesa qendrore e dritares vë në listë të gjitha objektet e tilla dhe ju jep një paraafishim të vogël të skedarëve të imazhit. Objekte tjera si audio skedarë, skedarë të filmave, etj., paraqiten nga një ikonë e përgjithshme e Gramps. Butonat + , Përzgjedh , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni një imazh të ri, të shtoni një referencë në një imazh që ekziston, të modifikoni një imazh që ekziston në burimin dhe të largoni një lidhje të media objekteve nga ai. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm nëse një media objekt përzgjedhet nga lista.

  • Të dhëna

Skeda Të dhëna afishon çiftin "Tast/Vlerë" të cilët mund të shoqërohen me burimin. Ato janë të ngjajshme me "Atributet" që përdoren për llojet e regjistrimeve të Gramps. Dallimi mes këtyre çifteve Tast/Vlerë dhe Atributeve është se Atributet mund të kenë referenca tëë burimeve dhe shënime, përderisa të dhënat Tast/Vlerë mund të mos kenë.

Pjesa qendrore e dritares vë në listë të gjitha çiftet që ekzistojnë Tast/Vlerë. Butonat + dhe - ju lejojnë të largoni çifte. Për të modifikuar tekstin e Tastit dhe Vlerës, së pari përzgjedh hyrjen e dëshiruar. Mandej kliko në qelizën e Tastit apo të Vlerës dhe shtyp tekstin tuaj. Kur të përfundoni, kliko jashtë qelizës për të dalë nga gjendja e redaktimit.

  • Depo

Skeda Depo afishon referencat në depo ku përfshihet burimi. Lista mund të rradhitet sipas cilitdo kokëzim të shtyllës: ID , Titulli , Numri thirrës ,dhe Lloji . Me klikimin dy herë në një hyrje ju mundësohet të shikoni dhe të redaktoni regjistrimin. Gjithashtu mund të redaktoni edhe referencën. Butonat anash skedës ju mundësojnë të shtoni një depo të re, të lidheni (apo të ndani) me një depo që ekziston, të redaktoni referencën në depo, apo të largoni referencën.

  • ReferencaSkeda Referenca vë në listë të gjitha regjistrimet e bazës së të dhënave që lidhen me këtë burim, nëse ka ndonjë. Lista mund të rradhitet sipas cilitdo kokëzimt të shtyllës së saj: Lloji , ID , apo Emri . Duke klikuar dy herë në një hyrje, ju mundësohet të shikoni dhe të redaktoni regjistrimin.

Shënim:

Vetëm objektet parësore mund të shfaqen në skedën Referenca: personi, familja, ngjarja, vendi, apo media objekti. Objektet dytësore si emrat dhe atributet mund të futen vetëm përmes objekteve parësore të cilëve edhe ju takojnë.

Redaktimi i informacioneve rreth vendeve

Fig.x.xx Bashko vende

Për të redaktuar informacione rreth vendeve, kyçu në Pamjen e vendeve dhe përzgjedh hyrjen që dëshironi nga lista e vendeve. Kliko dy herë në atë hyrje apo kliko në butonin Redakto në shiritin e veglave për të paraqitur dialogun vijues Redaktues i vendit:

Fig.x.xx. Redaktues i vendit

Pjesa kryesore e dritares afishon shtatë skeda të bllokut të shënimeve të cilat përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve. Kliko një skedë për të shikuar apo për të redaktuar përmbajtjen e saj. Pjesa e poshtme e dritares ka butonat OK dhe Anulo. Duke klikuar OK do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllet dritarja e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo do të mbyllet dritarja pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Gramps-notes.png
Shënim

Duke klikuar OK menjëherë do të ruhen ndryshimet në bazën e të dhënave. Të gjitha ndryshimet janë të përnjëhershme.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse emërtimi i një skede është në llojin e shkrimit me të zeza dhe afishon një ikonë, kjo do të thotë që ajo përmban të dhëna. Nëse nuk është, nuk ka të dhëna.


Skedat paraqesin kategoritë në vijim ët të dhënave për vendet:

  • Të përgjithshme

Skeda Të përgjithshme ju lejon të shikoni dhe të redaktoni informacionet themelore rreth vendit: Titulli i cili emërton atë në bazën e të dhënave, Qytet , Qarku i kishës , Qarku , Shteti , Vendi , Gjatësia ,dhe Gjerësia . Mund të shtypni këtë informacion drejt në fushën e afërt.*Emra tjerëSkeda Emra tjerë ju lejon të shikoni dhe të redaktoni emra tjerë sipas të cilëve mund të njihet vendi. Pjesa e poshtme e dritares vë në listë të gjitha emrat e tjerë të vendit të grumbulluara në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme e dritares shfaq detalet e emrit të përzgjedhur aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një rejistrim emri. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një emër përzgjedhet nga lista.

  • ShënimSkeda Shënim afishon çdo koment apo shënim sa i përket vendit. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënimet që ekzistojnë, thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.
  • Burime

Skeda Burime ju lejon të shikoni dhe të redaktoni burime lidhur me vendin. Pjesa qendrore e dritares vë në listë të gjitha referencat tilla të burimeve të grumbulluara në bazën e të dhënave. Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një referencë burimi lidhur me një vend. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një referencë burimi përzgjedhet nga lista.

  • Galeria

Skeda Galeria ju lejon të ruani në kujtesë dhe të afishoni fotografi dhe media objekte tjera që kanë të bëjnë me një vend të dhënë. Pjesa qendrore e dritares, vë në listë të gjitha media objektet e tilla dhe ju jep një paraafishim të vogël të skedarëve të imazhit. Objektet tjera si, audio skedarë, skedarë filmash, etj., paraqiten nga një ikonë e përgjithshme e GRAMS. Butonat + , Përzgjedh , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni një imazh të ri, të shtoni një referencë në një imazh që ekziston, të modifikoni një imazh që ekziston dhe të largoni një lidhje të media objektit në vendin. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një medioa objekt përzgjedhet nga lista.

  • Interneti

Skeda Interneti përmban adresa të Internetit lidhur me vendin. Pjesa e fundit e dritares vë në listë të gjitha adresat e tilla të Internetit të grumbulluara në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme shfaq detalet e adresës së përzgjedhur aktualisht në listë (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një Internet adrresë. Butoni Shko (e paraqitur nga një ikonë me një shigjetë të gjelbërt dhe rreth të verdhë) hap shfletuesin tuaj dhe ju çon në ueb faqen që i përgjigjet adresës së theksuar të Internetit. Vini re, butonat Redakto , - , dhe Shko bëhen të mundshme vetëm kur një adresë përzgjedhet nga lista.

  • Referencat

Skeda Referenca tregon ndonjë regjistrim të bazës së të dhënave (ngjarje apo dekrete LDS) të cilat i referohen një vendi. Ky informacion nuk mund të modifikohet nga dialogu Redaktues i vendit. Në vend të saj, regjistrimi përkatës i bazës së të dhënave (sh., një ngjarje e lindjes) duhet të sillet dhe të redaktohet referenca e tij e vendit.

Redaktimi i informacioneve rreth media objekteve

Për të redaktuar media të dhëna, kyçu në Pamjen e medias dhe përzgjedh hyrjen e dëshiruar në liistën e burimeve. Kliko dy herë në atë hyrje apo kliko Redakto mbi shiritin e veglave për të thirrur dialogun vijues Redaktues i media objekteve:

Redaktues i vetive të medias

Paraqitet një paraafishim i vogël i objektit, së bashku me një përmbledhje të vetive të tij (ID, shteg, dhe tip i medias). Pjesa qendrore e dritares afishon pesë skeda të bllokut ët shënimeve që përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve. Kliko një skedë për të shikuar apo për të redaktuar përmbajtjen e saj. Pjesa e poshtme e dritares ka butonat OK dhe Anulo. Duke klikuar OK do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllet dritarja e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo do të mbyllë dritaren pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Shënim:

Duke klikuar OK menjëherë do të ruajë ndryshimet në bazën e të dhënave (shkruaj në disk). Të gjitha ndryshimet janë të përnjëhershme.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse emërtimi i një skede është në llojin e shkrimit me të zeza, do të thotë që përmban të dhëna. Nëse nuk është, nuk ka të dhëna.


Skedat paraqesin kategoritë vijuese të të dhënave të medias:

  • E përgjithshme

Skeda E përgjithsme ju lejon të shikoni dhe të redaktoni titullin dhe datën e objektit. Mund të shtypni këtë informacion direkt në fushën përkatëse. Për datën, gjithashtu mund të futni informacione duke klikuar butonin LED dhe duke thirrur dialogune Përzgjedhje e datës.

Shënim:

Çdo media objekt lidhet me shtegun e tij. Përdoruesi ka përgjegjësi të mbajë gjurmë të skedarëve të objektit. Gramps do të referojë dhe do të afishojë vetëm përmajtjet, jo të rregullojë vetë skedarët.


  • Atribute

Skeda Atribute ju lejon të shihni dhe të redaktoni informacion të caktuar rreth media objektit i cili mund të shprehet si Atribute. Pjesa e poshtme afishon listën e të gjitha atributeve të tilla të grumbulluara në bazën e të dhënave. Pjesa e sipërme shfaq detalet e atributit të përzgjedhur aktualish nga lista (nëse ka ndonjë). Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një atribut. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një atribut përzgjedhet nga lista.

  • Shënime

Skeda Shënim siguron një vend për të regjistruar informacione të ndryshme rreth burimit që nuk përshtatet me saktësi në kategori tjera. Kjo zonë është veçanërisht e dobishme për regjistrim informacionesh të cilat zakonisht nuk përshtaten në çiftet "Parametër/Vlerë" të cilat janë të mundshme në atribute. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënime që ekzistojnë, thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.

  • Referencat

Skeda Referencat tregon regjistrime të ndonjë baze të të dhënave të cilat lidhen me një media objekt të dhënë. Lista mund të rradhitet sipas cilitdo kokëzim të shtyllës së tij: Lloji , ID , apo Emri . Duke klikuar një hyrje dy herë ju mundëson të shikoni dhe të redaktoni regjistrimin përkatës.

Shënim:

Vetëm objektet parësore mund të shfaqen në skedën Referenca: Personi, Familja, Ngjarja, Burimi, apo Vendi. Objektet dytësore si Emri dhe Atributet, edhe pse të aftë t'i referohen media objektit, do të shfaqen vetëm përmes objekteve parësore të tyre, të cilave ju takojnë.

Redaktimi i informacioneve rreth vendeve

Fig. x.x Redaktues i vendit


Ngjarjet redaktohen përmes dialogut Redaktues i ngjarjeve. Ky dialog mund të futet nga dialogu Rdakto personin apo nga dialogu Martesa/Marrëdhënia.


Pjesa qendrore e dritares afishon pesë skeda të blloqeve të shënimeve të cilat përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve. Kliko një skedë për të shikuar apo për të redaktuar përmbajtjen e saj. Pjesa e poshtme e dritares ka butonat OK dhe Anulo . Duke klikuar OK do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllë dritaren e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo dritarja do të mbyllet pa zbatuar ndonjë ndryshim.


Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse emërtimi i një skede është në llojin me shkronja të zeza, kjo do të thotë që përmban të dhëna. Nëse nuk është, nuk ka të dhëna.


Skedat sigurojnë kategoritë vijuese të informacioneve të të dhënave të ngjarjeve:

  • Të përgjithshme

Skeda E përgjithshme ju lejon të shikoni dhe të redaktoni informacione themelore rreth ngjarjeve: është Lloji , Data , Vendi , Shkaku , dhe Përshkrimi . Mund të shtypni këtë informacion drejt në fushën që është afër. Lloji mund të përzgjedhet nga llojet e mundshme të vëna në listë në menynë me lëshim poshtë të tipit të ngjarjes. Pjesa tjetër e informacionev mund të shtypet në fushat e duhura ku shtypet teksti. Me kontrrollimin e kutisë personale të regjistrimeve bëhet shënimi i regjistrimit të ngjarjeve si ersonale dhe mundëson që ajo të hiqet nga raportet.

  • Burime

Skeda Burime ju lejon të shikoni dhe të redaktoni burime lidhur me një ngjarje. Pjesa qenrore e dritares vë në listë të gjitha referenvat e tilla të burimeve të grumbulluara në bazën e të dhënave. Butonat + , Redakto , dhe - ju lejojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni një referencë burimi të shoqëruar me një vend. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një refrencë burimi përzgjedhet nga lista.

  • Shënim

Skeda Shënim siguron një vend për të regjistruar shënime apo komente rreth ngjarjes. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënime që ekzistojnë, thjeshtt redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.

Redaktimi i referencave të burimeve

Referencat e burimeve lidhin një burim me një objekt tjetër dhe ju mundësojnë të siguroni informacione plotësuese rreth burimin. Kur shtoni referenca burimore në ngjarjet, vendet, etj., shfaqet dialogu në vijim:

Informacione mbi burimet

Dialogu përfshin dy kokëzime kryesore, Përzgjedhjen e burimeve dhe Detalet e burimeve . Përzgjedhja e burimeve afishon Titullin e burimit, Autorin e saj , dhe Informacione rreth publikimit . Titulli mund të përzgjedhet nga burimet e mundshme të vëna në listë në menynë me lëshim poshtë. Nëse burimi që i refreoheni, tashmë nuk është në bazën e të dhënave, mund ta futni atë duke klikuar E re... dhe duke zgjeruar dialogun e tirrur Redaktues i burimeve.

Seksion Detale për burimet tregon detalet të shoqëruara me referencën e veçantë në këtë burim: Besueshmëri , Vëllim/Film/Faqe , Data , Teksti , dhe Comente . Mund të zgjedhni nivelin e besueshmërisë nga menyja me lëshim poshtë Besueshmëri . Detalet që mbeten mund të shtypen në fushta përkatëse ku shtypet teksti.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Informacioni në këtë dialog është i veçantë për refrencën e caktuar. Një burim i vetëm mund të referohet disa herë, dhe të gjitha referencat e tilla do të kenë të përbashkët informacionin e plotë për burimet. Ky dialog ju lejon të siguroni të dhëna me refrerencë të veçantë, si thënie të përshtatshme, comente, besueshmëri, numrin e faqeve, etj., që më tutje të veçoni dhe të dokumentoni refrencën.


Emrat

Emrat redaktohen përmes dialogut në vijim Redaktues i emrave:

Redaktues i emrave

Pjesa e sipërme e dritares shfaq titullin e dialogut duke përfshirë emrin e personit emri i të cilit redaktohet. Pjesa qendrore e dritares afishon tri skeda të bllokut të shënimeve që përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve të mundshme. Mund të sjellni cilëndo skedë në krye për ta shikuar apo për ta redaktuar duke klikuar në kokëzimin e duhur të skedës. Pjesa e poshtme ka butonat OK dhe Anulo. Duke klikuar butonin OK në çdo kohë do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllet dritarja e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo në çdo kohë do të mbyllet dritarja pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Këshillë:

Emrtimet e skedave pasqyrojnë praninë e informacioneve përkatëse: nëse skeda përmban ndonjë të dhënë, emërtimi i saj shfaqet me shkronja të zeza; nëse skeda nuk ka të dhëna, atëherë emërtimi i saj shfaqet si zakonisht (jo me shkronja të zeza).

Skedat sigurojnë kategoritë vijuese të informacioneve të të dhënave për emrat:

  • Të përgjithshme

Skeda Të përgjithshme mundëson redaktimin e informacioneve të përgjithshme rreth emrit: emrin e dhënë, mbiemrin, patronim (një formë e emrit të babait që përdoret në disa gjuhë, sh. Rusisht), parashtesat e mbiemrave, prapashtesa, titulli, dhe lloji i emrit. Informacioni mund të shtypet në fushat përkatëse ku hyn teksti. Mbiemri dhe lloji gjithashtu mund të përzgjdhen nga zgjedhjet e mundshme të vëna në listë në menytë përkatëse me lëshim poshtë. Për më shumë informacione mbi kuptimin e emrave të ndryshëm, shiko hyrja wiki për emrat.

Opsionet ju mundësojnë të përshtatni grupime të veçanta, klasifikimin dhe afishimin e vetive të këtij emri si dhe të siguroni datën që i përgjigjet emrit. Fusha e Grupimit siguron një nyje të grupimit alternativ për një emër të dhënë, duke parandaluar grupimin e parazgjedhur të bazuar në mbiemrin. Kjo mund të jetë e nevojshme me mbiemra të ngjajshme të cilat duhet të grupohen së bashku -- për shembull, emrat rus Ivanov dhe Ivanova konsiderohen se janë të njejtë, por dallimi në gjini reflektohet me shqiptim të ndryshëm. Për të aktivizuar shtypjen në këtë fushë, kontrrollo butonin kontrrollues Parandalo . Rendit si dhe Afisho si përcaktojnë mënyrën në të cilën emri shfaqet në Pamjen e njerëzve dhe në raportet. Data mund të sigurojë informacione mbi vlefshmërinë e këtij emri -- përdor hapësirë aq sa ka nevojë. Kontrrollo kutinë Regjistrim personal për të shënuar këtë regjistrim të emrit si personal. Kjo do t'ju japë një mundësi për të hequr këtë emër nga të qenit i përfshirë në raporte, nëse zgjedhni në këtë mënyrë midis opsioneve për prodhimin e raporteve.

  • Burime

Skeda Burime afishon informacione rreth burimeve lidhur me këtë emër dhe kontrrollon mundësimin e modifikimit të tij. Pjesa qendrore afishon listën e të gjitha referencat e burimeve të grumbulluara në bazën e të dhënave. Butonat + , Redakto , dhe - ju mundësojn[ të shtoni, të modifikoni dhe të largoni me përgjegjësi një refrencë burimi në këtë emër. Vini re, butonat Redakt dhe - bëhen të mundshme vetëm nëse një refrencë burimi përzgjedhet nga lista.

  • Shënim

Skeda Shënim afishon ndonjë shënim për sa i përket emrit. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënimet që ekzistojnë, thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.

Opsioni Formato ju mundëson të vendosni pamjen e shënimit në dalje. (dmth. në raporte dhe veb faqe). Me përzgjedhjen e E rrjedhshme do të zëvendësohen të gjitha hapësirat e shumëfishta, skedat, dhe karaketret me vija të fundit të vetme me hapësirë të vetme në dalje. Dy vijat e reja të njëpasnjëshme (dmth. një vijë e zbrazët) tragojnë një paragraf të ri. Duke përzgjedhur E paraformatuar do të njohë të gjitha skedat e hapësirave të shumëfishta, dhe vijave të reja, kështu që dalja do të shfaqet si të ishte futur në fushën ku hyn teksti.

Atribute

Atributet janë redaktuar përmes dialogut në vijim Redaktues i atributeve:

Redaktues i atributeve

Pjesa e sipërme e dritares shfaq titullin e dialogut duke përfshirë emrin e personit atributi i të cilit redaktohet. Pjesa qendrore e dritares afishon tre skeda të bllokut të shënimeve të cilat përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve që janë në dispozicion. Mund të sjellni ndonjë skedë në krye për ta shikuar apo për ta redaktuar duke klikuar në kokëzimin përkatës të skedës. Pjesa e fundit ka butonat OK dhe Anulo. Me klikimin e butonit OK në çdo kohë do të zbatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllet dritarja e dialogut. Me klikimin e butonit Anulo në çdo kohë do të mbyllet dritaren pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Këshillë:

Emërtimet e skedave pasqyrojnë praninë e informacioneve përkatëse: nëse skeda përmban ndonjë të dhënë, emërtimet shfaqen me shkronja të zeza; nëse skeda nuk ka të dhëna, atëherë shfaqet në mënyrë të zakonshme (jo me shkronja të zeza).

Skedat sigurojnë kategori të informacioneve në vijim të të dhënave të atributeve:

  • Të përgjithshme

Skeda E përgjithshme mundëson redaktimin e shumicës së informacioneve të përgjithshme rreth atributeve: emrin dhe vlerën e atributit. Informacioni mund të shtypet në fushat përkatëse ku hyn tekstit. Emri i atributit gjithashtu mund të përzgjedhet nga zgjedhjet që janë në dispozicion (nëse ka ndonjë) të vëna në listë në menynë me lëshim poshtë Atribut . Kontrrollo kutinë Regjistrim personal për të shënuar këtë regjistrim të atributit si personal. Kjo do t'ju japë një mundësi për të larguar këtë atribut nga të qenurit i përfshirë në raporte, nëse zgjedhni këtë mënyrë midis opsioneve të përgjithësimit të raporteve.

  • Burime

Skeda Burime afishon informacione rreth burimeve lidhur me këtë atribut dhe kontrrollon mundësinë e modifikimit të saj. Pjesa qendrore afishon listën e të gjitha refrencave të burimeve të grumbulluar në bazën e të dhënave. Butonat + , Redakto , dhe - ju mundëson të shtoni, të modifikoni dhe të largoni me përgjegjësi një referncë burimi në këtë atribut. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm kur një referencë burimi përzgjedhet nga lista.

  • Shënim

Skeda Shënim afishon ndonjë shënim sa i përket atributit. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënime që ekzistojnë, thjesht redakto telstin në fushën ku hyn teksti.

Opsioni Formato ju mundëson të vendosni pamjen e shënimit në dalje (dmht. në raporte dhe veb faqe). Duke përzgjedhur E rrjedhshme do të zëvendësohen të gjitha hapësirat e shumëfishta, skedat dhe karakteret e vetme në fund të vijës me hapësirë të vetme në përfundim. Dy vijat e reja të njëpasnjëshme (dmth. një vijë të zbrazët) tregojnë një paragraf të ri. Duke përzgjedhur Paraformatim do të njihen të gjitha skedat me hapësira të shumëfishta dhe vijat e reja, kështuqë përfundimi do të paraqitet si të jetë futur në fushën ku hyn teksti.

Adresat

Adresat redaktohen përmes dialogut në vijim Redaktues i adresave:

Redaktues i adresave

Pjesa e sipërme e dritares shfaq titullin e dialogut e sila përfshin emrin e personit adresa e të cilit redaktohet. Pjesa qendrore e dritares afishon tre skeda të bllokut të shënimeve të cilat përmbajnë kategori të ndryshme të informacioneve që janë në dispozicion. Mund të sjellni cilëndo skedë në krye për ta shikuar apo për ta redaktuar duke klikuar në kokëzimin përkatës të skedës. Pjesa e poshtme ka butonat OK dhe Anulo. Duke klikuar butonin OK në çdo kohë do të zbaatohen të gjitha ndryshimet e bëra në të gjitha skedat dhe do të mbyllet dritarja e dialogut. Duke klikuar butonin Anulo në çdo kohë do të mbyllet dritarja pa zbatuar ndonjë ndryshim.

Këshillë:

Emërtimet e skedave pasqyrojnë praninë e informacioneve përkatëse: nëse skeda përmban ndonjë të dhënë, emërtimi i saj paraqitet me shkkronja të zeza; nëse skeda nuk ka të dhëna, atëherë emërtimi i saj paraqitet si e zakonshme (jo me shkronja të zeza).

Skedat sigurojnë katëgoritë vijuese të informacioneve të të dhënave të adresave:

  • Të përgjitshme

Skeda E përgjithshme mundëson redaktimin e shumicës së informacioneve të përgjithshme rreth adresave: data, adresa e rrugës, qyteti apo qarku, shteti apo krahina, vendi, kodi postal dhe numri i telefonit. Informacioni mund të shtypet në fushat përkatëse ku hyn teksti. Kontrrollo kutin Regjistrim personal për të shënuar këtë regjistrim të adresave si personal. Kjo do t'ju japë një mundësi për të hequr këtë adresë nga të qenurit e përfshirë në raporte, nëse zgjedhni në këtë mënyrë midis opsioneve të përgjithshme për rapor.

  • Burime

Skeda Burime afishon informacioneve rreth burimeve lidhur me këtë adresë dhe kontrrollon mundësinë e modifikimit të saj. Pjesa qendrore afishon listën e të gjitha referencave të burimeve të tilla të grumbulluara në bazën e të dhënave. Butonat + , Redakto , dhe - ju mundësojnë të shtoni, të modifikoni dhe të largoni në mënyrë të përgjegjshme një referencë burimi, në këtë adresë. Vini re, butonat Redakto dhe - bëhen të mundshme vetëm nëse një referencë burimi përzgjedhet nga lista.

  • Shënim

Skeda Shënim afishon ndonjë shënim për sa i përket adresave. Për të shtuar një shënim apo për të modifikuar shënime që ekzistojnë, thjesht redakto tekstin në fushën ku hyn teksti.

Opsioni Formato ju mundëson të vendosni pamjen e shënimit në përfundim (dmth. në raporte dhe veb faqe). Me përzgjedhjen e E rrjedhshme do të zëvendësohen të gjitha hapësirat e shumëfishta, skedat, dhe karakteret e vetme në fund të rreshtit me hapësirë të vetme në përfundim. Dy vijat e njëpasnjëshme (dmth. një vujë e zbrazët) tregon një paragraf. Duke përzgjedhur E paraformatuar do të njihen të gjitha skedat e shumëfishta të hapësirave, do të shtohen vija të reja, ashtu që përfundimi do të paraqitet si të jetë futur në fushën ku hyn teksti.

Bashkimi i regjistrimeve

Ndonjëherë del që disa regjistrime në bazën e të dhënave të përshkruajnë objektin e njejtë: personin e njejtë, vendin e njejtë, apo burimin e njejtë. Mund të ndodh kur të dhënat futen dy herë gabimisht, apo kur shfaqet informacioni i ri, kështu që të dy hyrjet lidhen me të njejtin person. Gjithashtu mund të ndodhë edhe pasi të importohet GEDCOM e fituar nga një lloj përkatës, bazat e të dhënave të të cilave mbivendosen me të dhënat tuaja që ekzistojnë.

Saherë që të zbuloni regjistrime dyfishe, bashkangjiti atyre një mënyrë të dobishme të përmirësimit të situatës.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Për të bërë një bashkim, saktësisht dy regjistrime duhet të përzgjedhen në pamjen e duhur (Pamja e njerëzve, Pamja e burimeve apo Pamja e vendeve). Kjo kryhet duke përzgjedhur një të hyrë dhe pastaj përzgjedhni një person tjetër përderisa e mbani të shtypur tastin Ctrl .


Bashko njerëz

Ka dy mënyra për të bashkuar regjistrime personale: Krahaso dhe bashko dhe Bashkim i shpejtë , të dyja janë të mundshme nga menyja Redakto..

Gramps-notes.png
Shënim

Bashkimi i njerëzve nuk hedh asnjë informacion edhe me çfarëdo metode. Vendimet që i merrni gjatë bashkimit, ndikojnë vetëm në atë se cilat të dhëna do të bëhen parësore dhe cilat dytësore për regjistrimin e bashkuar që vjen si rezultat.


  • Krahaso dhe bashko
Fig.x.xx Krahaso njerëz


Ku përzgjedhen saktësisht dy njerëz, zgjedh Redakto ->Krahaso dhe bashko... për të thirrur dialogun Krahaso njerëz.

Dialogu ju mundëson të merrni një vendim për atë se a duhet të bashkohen regjistrimet e përzgjedhura apo jo. Nëse vendosni që regjistrimet nuk duhet të bashkohen, pavarësisht nga emrat e ngjajshëm, mund të klikoni butonin Anulo për ta mbyllur dialogun pa bërë ndonjë ndryshim. Nëse vendosni të vazhdoni me bashkimin, përzgjedh radion butonin përkatës Përzgjedh për të përcaktuar regjistrimin që të përdoret si burim për të dhënat parësore, pastaj kliko Bashko dhe mbyll.

Të dhënat nga regjistrimet tjera do të mbeten si të dhëna alternative.

Në mënyrë të veçantë, të gjitha emrat nga regjistrimi tjetër, do të bëhen emra alternativ të regjistrimit të bashkuar. Në mënyrë të ngjajshme, prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët e regjistrimit tjetër, do të bëhen prindër, bashkëshort dhe fëmijë alternativ të regjistrimit të bashkuar, e kështu me rradhë.

  • Bashkim i shpejtë: Kur me saktësi përzgjedhen dy njerëz, zgjedh Redakto -Bashkim i shpejtë për ta thirrur dialogun Bashko njerëz.


Fig.x.xx. Bashko njerëz

Ky dialog ju mundëson që të bashkoni me shpejtësi dy regjistrime, duke veçuar regjistrimin që të përdoret si burim i të dhënave parësore. Të dhënat nga regjsitrimi tjetër do të mbahen si të dhëna alternative. Në mënyrë të veçantë, të gjitha emrat nga regjistrimet tjera, do të bëhen emra alternativ të regjistrimit të bashkuar. Në mënyrë të ngjajshme, prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët e regjistrimit tjetër, do të bëhen prindër, bashkëshort dhe fëmijë alternativ të regjistrimit të bashkuar, e kështu me rradhë.

Tango-Dialog-information.png
Këshillë

Nëse nuk jeni të sigurtë nëse duhet të bashkoni regjistrimet apo jo, apo cilin regjistrim ta përcaktoni si burim të të dhënave parësore, përdor metodën Krahaso dhe përdor e cila është përshkruar më lart..


Bashko burime

Fig.x.xx Merge sources


Kur të përzgjedhen saktësisht dy burime, zgjedh Redakto ->Krahaso dhe bashko... pët të thirrur dialogun Bashko burime.


Ky dialog ju mundëson të vendosni nëse duhet të bashkohen regjistrimet e përzgjedhura apo jo. Nëse vendosni që regjistrimet të mos bashkohen, pavarësisht nga titujt e ngjajshëm, mund të klikoni Anulo për të mbyllur dialogun pa bërë ndonjë ndryshim. Nëse vendosni të vazhdoni me bashkimin, zgjedh radio butonin e duhur për të veçuar titullin, autorin, titullin e shkurtuar, informacionet mbi publikimin dhe ID për ta përdorur për regjistrimet e bashkuara, pastaj kliko OK .

Bashko vendet

Fig.x.xx Bashko vendet

Kur të përzgjedhen saktësisht dy vende, zgjedh Redakto ->Krahaso dhe bashko... për të thirrur dialogun Përzgjedh titull.


Dialogu ju mundëson të vendosni nëse regjistrimet e përzgjedhura duhet të bashkohen apo jo. Nëse vendosni që regjistrimet nuk duhet të përzgjedhen, pavarësisht nga titujt e ngjajshëm, mund të klikoni Anulo për ta mbyllur dialogun pa bërë ndonjë ndryshim . Nëse vendosni të vazhdoni me bashkimin, zgjedh radio butonin e duhur pët ta veçuar titullin e regjistrimit të bashkuar, apo cakto Të tjerë dhe fut tekst të ri pastaj kliko OK .

Paraprak Indeks Tjetri


Gnome-important.png Special copyright notice: All edits to this page need to be under two different copyright licenses:

These licenses allow the Gramps project to maximally use this wiki manual as free content in future Gramps versions. If you do not agree with this dual license, then do not edit this page. You may only link to other pages within the wiki which fall only under the GFDL license via external links (using the syntax: [https://www.gramps-project.org/...]), not via internal links.
Also, only use the known Typographical conventions