Sq:Gramps 5.1 Wiki Manual - Navigation
Paraprak | Indeks | Tjetri |
Languages: |
English • Deutsch • suomi • français • עברית • македонски • Nederlands • русский • shqip • slovenčina • Türkçe |
Përderisa është e hapur baza e të dhënave, Gramps përqëndrohet në një person të vetëm që zakonisht lidhet me të si Person aktiv. Kjo ju mundëson të shikoni apo të modifikoni të dhënat për sa i përket këtij personi, familjes së tij apo të saj të tanishme, etj. Navigimi në bazën e të dhënave (dmth. lëvizja nga personi në person) është në të vërtetë, jo tjetër, veç një ndërrim i Personit aktiv. Ky seksion përshkruan disa mënyra alternative për të naviguar përmes bazës së të dhënave duke përdorur ndërfaqet komplekse dhe të volitshme që i siguron Gramps-i. Të gjitha këto mënyra përfundimisht përmbushin të njejtat kushte, por disa janë më të volitshme se të tjerat, varësisht nga ajo se çfarë jeni duke bërë për momentin në Gramps.
Contents
Përdorimi i Pamjes së njerëzve
Mënyra më intuitive për të përzgjedhur një Person aktiv është të përdorni Pamjen e njerëzve. Kur jeni në Pamjen e njerëzve, pëzgjedhni vetëm emrin e njeriut që dëshironi nga lista duke klikuar hyrjen e fundit. Personi që keni përzgjedhur, bëhet aktiv. Shiriti i statusit përditëson për të pasqyruar ndryshimin e personit aktiv.
Përdorimi i Pamjes së familjes
Kur gjindeni në Pamjen e marrëdhënieve, lehtë mund të navigoni mes numrave të familjes së afishuar si vijon:
Që bashkëshortin e përzgjedhur aktualisht ta bëni Person aktiv, kliko butonin me shigjtë dyfishe në të djathtë të kutisë së Personit aktiv. Si alternativë, kliko me të djahttën në kutinë e bashkëshortëve dhe përzgjedh artikullin Bëje Person aktiv bashkëshortin e përzgjedhur nga menyja e përmajtjes.
Që prindërit e përzgjedhur aktualisht t'i bëni familje aktive (në këtë mënyrë e bëni babain Person aktiv dhe nënën bashkëshorte të përzgjedhur), kliko butonin me shigjetë dyfishe në të majtë të kutisë së prindërve të personit aktiv. Si alternative, kliko me të djathtën në kutinë e prindërve të personit aktiv dhe përzgjedh artikullin Bëji familje aktive prindërit e përzgjedhur nga menyja e përmabjtjes.
Që prindërit e bashkëshortëve të përzgjedhur aktualisht t'i bëni familje aktive (në këtë mënyrë e bëni babain Person aktiv dhe nënën bashkëshorten e përzgjedhur), kliko butonin me shigjetën e djathtë në të djathtë të kutisë së prindërve të bashkëshortëve. Si alternativë, kliko me të djahtën në kutinë e prindërve të bashkëshortëve dhe përzgjedh artikullin Bëji familje aktive prindërit e përzgjedhur nga menyja e përmbajtjes.
Që fëmijën e përzgjedhur aktualisht ta bëni Person aktiv, kliko butonin me sjigjetë të majtë në të djathtë të kutisë së fëmijëve. Si alternative, kliko me të djathtën në kutinë e fëmijëve dhe përzgjedh artikullin Bëje Person aktiv fëijën e përzgjedhur nga menyja e përmbajtjes.
Veç kësaj, Gramps siguron një grup të gjërë të opsioneve të tastierës për navigim. Referenca e hollësishme në lidhjet e tasteve gjindet në shto-lidhje të tasteve.
Përdorimi i Pamjes së prejardhjes
Pamja e prejardhjes gjithashtu ju mundëson të lëvizni nëpër pemën familjare. Të mirat e kësaj metode janë se ju mund të shihni më shumë se një gjeneratë të pemës familjare. Gjithashtu, mund të kërceni drejt nga një stërnip tek një stërgjysh pa shkuar ndërmjet gjeneratave.
Vini re, pas ndryshimit të Personit aktiv në Pamjen e prejardhjes, afishimi është ripërshtatur për të shfaqur deri pesë gjenerata, duke filluar nga Prsoni aktiv i përzgjedhur rishtazi. Kur të jeni në Pamjen e prejardhjes, lehtë mund të navigoni mes anëtarëve të pemës familjare të afishuar si vijon:
Që të bëni Person aktiv ndonjërin person të afishuar, kliko me të djathtën kutinë përkatëse dhe zgjedh hyrjen e parë në menynë e përmbajtjes.
Për ta bërë Person aktiv fëmijën e Personit aktiv aktual (nëse ka ndonjë), kliko butonin me shigjetë të majtë në të majtë të kutisë përkatëse. Nëse ka më shumë se një fëmijë, butoni zgjerohet në menynë duke vënë në listë fëmijët për të përzgjedhur formën.
Për ta zhvendosur gjithë pemën familjare një gjeneratë prapa, kliko në butonin përkatës me shgjetë në të djathtë në anën e djathtë të zonës së afishimit. Duke klikuar butonin e sipërm pema do të zhvendoste përgjatës linjës atërore. Duke klikuar butonin e poshtëm pema do të zhvendoset përgjatë linjës nga ana e nënës.
Duke klikuar cilindo prej dy butonave është plotësisht e barabartë me atë nëse klikon dy herë linjat që lidhen në të majtë të kutive përkatëse për babain dhë nënën.
Gjithashtu shpejt mund të hyni në ndonjërin bashkëshort, vëlla/motër, fëmijë apo prindër të ndonjë personi të afishuar. Për të vepruar kështu, lëviz miun mbi kutinë e dëshiruar të personit dhe kliko me të djtathtën për të thirrur një meny të përmbajtjes. Artikujt e caktuar të menysë do të përmbajnë nënmeny që do të vënë në listë të gjithë bashkëshortët, motrat/vëllezërit, fëmijët dhe prindërit e personit përkatës.
Vendosja e Personit Amë
Vetëm një person në bazën e të dhënave mund të përzgjedhet si Person Amë. Sapo të përzgjedhet personi amë, lëvizja te ai person është çështje e një klikimi të vetëm, pavarësisht se cilën pamje jeni duke e përdorur për momentin.
Për të vendosur Personin Amë, së pari navigo në atë person duke përdorur cilëndo metodë që të doni. Pastaj zgjedh Redakto ->Vendos Personin Amë . Posa të mbarojë kjo, mund të lëvizni tek personi Amë nga kudoqoftë në bazën e të dhënave, thjesht duke klikuar ikonën Amë në shiritin e veglave. Gjithashtu mund të zgjedhni Shko ->Amë nga menyja apo të përzgjedhni artikullin Amë nga cilado meny e përmajtjes q cila është në dispozicion me klikimin me të djathtën.
Përdorimi i veglave të bazuara në histori
Gramps përmban gjithashtu një grup të jashtëzakonshëm të veglave për navigim të bazuar në histori. Këto vegla janë të ngjajshme me ato që përdoren zakonisht në veb shfletuesit. Ato përfshijnë artikujt Prapa dhe Përpara të cilat janë të mundshme nga menyja Shko, menytë e përmbajtjes (të mundshme në Pamjet e njerëzve, familjeve dhe prejardhjes) dhe butonat e shiritit të veglave. Ato gjithashtu përfshijnë listën e përzgjedhjeve të fundit të cilat janë në dispozicion nën menynë Shko e cila ju mundëson të kaloni direkt në ndonjërën nga përzgjedhjet e fundit. Përfundimisht, duke klikuar me të djathën mbi butonat Prapa dhe Përpara të shiritit të veglave, thërret menynë kërcyese me pjesën përkatëse të historisë. Përzgjedh cilindo artikull nga menyja për të kaluar direkt në atë.
Shenjat e referimit
Ngjajshëm me vendosjne e personit Amë, mund të shënoni njërëz tjerë nga baza e të dhënave për të thjeshtëzuar navigimin e mëtutjeshëm. Për të shënuar një person, së pari navigo në atë person, pastaj zgjedh Shënjë referimi ->Shto shenjë referimi . Për ta larguar atë person nka cilido vend në bazën e të dhënave, zgjedh Shenjë referimir ->Shko në shenjën e referimit ->Emri i personit .
Mund t'i rregulloni shenjat tuaja të referimit duke zgjedhur Shenja referimi ->Organizo shenjat e referimit... . Kjo hap dialogun në vijim Organizo shenjat e referimit me listën e shenjave të referimit dhe të kontrrollimeve për të modifikuar këtë listë.
Përdor butonin Lart dhe Poshtë për të ndryshuar rendin e listës. Përdor butonin Largo për të larguar një shenjë referimim. Ndihmë do t'ju sjellë në këtë faqe, dhe do të mbyllni dritaren Organizo Shenjat e referimit me butonin Mbyll .
Njerëzit e shënuar mund të përzgjedhen përmes Pamjes së njerëzve, siç u sqarua më lartë, por gjithashtu edhe përmes Pamjes së marrëdhënieve, Pamjes së familjes dhe Pamjes së prejardhjes.
Mbi baza të njejta, mund gjithashtu të Shënoni: Ngjarje, Burime, Vende, Media, Depo dhe Shënime
Gjetja e regjistrimeve
Për të gjetur një regjistrim në një bazë të të dhënave, së pari kyçu në Pamjen e duhur e cila siguron listën e regjistrimeve që dëshironi: Njerëz, Burime, Vende apo Media. Pastaj fillo të shtypni emrin e një personi apo titullin e një Burimi, Vendi apo Media objekti të cilin po kërkoni. Gjithashtu mund të shtypni <Ctrl> + F për të hapur gjendjen e kërkimit, por është e mjaftueshme edhe nëse thjesht filloni të shtypni.
Përderisa shtypni, do të përzgjedhet regjistrimi i parë në listë që është në pajtim me të hyrën tuaj.
Përdorimi i kujtesës së fragmenteve
Kjo vegël siguron një bllok shënimesh për të ruajtur regjistrime të bazave të të dhënave për ripërdorim të lehtë. Me pak fjalë, kjo është një lloj funksionimi kopjo-dhe-ngjit e zgjeruar nga objektet tekstuale në lloje tjera të regjistrimeve të përdorura në Gramps.
Kujtesa e fragmenteve mbështet adresa, atribute (personale dhe familjare), ngjarje (personale dhe familjare), emra, referenca të media objekteve, referenca të burimeve, URL dhe natyrisht informacione tekstuale të shënimeve dhe komenteve. Për të ruajtur ndonjë nga këto regjistrimet, thjesht zvarrit regjistrimin që ekziston në mbushjen e ujtesës së fragmenteve nga dialogu përkatës i dialogut. Për ta përdorur përsëri regjistrimin, zvarrite atë nga kujtesa e fragmenteve në vendin përkatës në redaktuesin, sh. skeda e Adresave, skeda e Atributeve, etj.
Tasti përshpejtues është <CTRL+B>. Për një aplikacion si Gramps Kujtesa e fragmenteve është shumë me rëndësi.Vetëm një shembull: Gjeni një çertifikatë të lindjes së një personi. Në këtë çertifikatë gjithashtu janë përmendur edhe dëshmitarët. Çertifikata e lindjes gjithashtu përcakton një burim ku është ruajtur informacioni. Mënyra më e mirë është ta hapni kujtesën e fragmenteve dhe ta zvarritni burimin me të cilin doni të punoni këtu. Pastaj përdor zvarrit dhe lësho për ta përdorur atë në artikuj e ri që përdorni. Tani mund ta përfundoni informacionin në ekranin për redaktuesin e personave. Zvarrit atë informacion gjithashtu në kujtesën e fragmenteve.Tani shtoni dy persona tjerë si dëshmitarë (duke supozuar se nuk i keni ato në bazën tuaj të të dhënave). Tjesht zvarrit dhe lësho informacionin e lindjes në ekranin e redaktuesit të ngjarjeve. Atëherë do tÇju paraqitet ekrani ku mund të ndryshoni rolin e dëshmitarit për të dëshmuar për këtë ngjarje të lindjes. Veproni në mënyrë të njejtë edhe me dëshmitarin tjetër.
Kjo do t'ju kursejë që të mos shtypni shumë dhe nga gabimet e mundshme.
Paraprak | Indeks | Tjetri |
Languages: |
English • Deutsch • suomi • français • עברית • македонски • Nederlands • русский • shqip • slovenčina • Türkçe |
Special copyright notice: All edits to this page need to be under two different copyright licenses:
These licenses allow the Gramps project to maximally use this wiki manual as free content in future Gramps versions. If you do not agree with this dual license, then do not edit this page. You may only link to other pages within the wiki which fall only under the GFDL license via external links (using the syntax: [https://www.gramps-project.org/...]), not via internal links. |